Vjosa Osmani në samitin e BE: Uroj të marrim përgjigje përfundimtare për vizat më 15 dhjetor! Duhet hedhur poshtë mendësia e Vuçiç që sjell luftë

6 Dhjetor 2022, 10:17 | Përditesimi i fundit: 2022-12-06 10:28:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbërriti në samitin e BE në Tiranë. Në një dalje për mediat pas takimit me Ramën, u shpreh se uron që Kosova të marrë përgjigje përfundimtare për liberalizimin e vizave më 15 dhjetor. 

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij takimi. Të gjejmë një zgjidhje për krizat dhe të shohim këto vende që janë pro Europës dhe çështjeve që ka shtruar komisioni për vendime lidhur me sigurinë. Po ashtu dhe influencën e Rusisë në këto kohë kur zhvillohet lufta në Ukrainë. Një çështje do të jetë edh liberalizimi i vizave për Kosovën. Shpresojmë që do i pranohet kërkesa për këtë vit s ai përket çështjeve të vizave.

Maqedonia dhe Shqipëria kanë ecur para me çeljen e bisedimeve të anëtarësim por ne kemi ende për të bërë përpara për liberalizimin e vizave. Shpresojmë ta marrim me 15 dhjetor në takimin e Këshillit. Jemi në një luftë me Putin. Më duhet të pranoj që ka ndonjëherë mesazhe të paqarta se ka vende të harmonizuara me BE dhe nga ana tjetër ka vende të harmonizuara me Putin.

Ose je krah Ukrainës ose Rusisë. Marrja e sanksioneve ndaj Rusisë është gjëja e duhur që duhet të dërgojë BE. Të qëndrosh krah historisë është më e pakta që mund të pritet prej nesh. Për fat të keq, Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 në Serbi dhe është kjo që çoi në luftë e shkatërrim. Kjo mendësi duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Le të presim që siguria të kryejë punën e saj”, tha Osmani.