Vlorë, 23-vjeçarja ndërron jetë në spital pas operacionit, kaloi në gjendje shoku pas ndërhyrjes

23 Shtator 2021, 08:35

Një 23-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës, pas një operacioni. Bëhet me dije se  ajo iu nënshtrua një ndërhyrje për shkak të një infeksioni në zorrë, por pas ndërhyrjes kaloi në gjendje shoku, e për pasojë më pas humbi jetën.

E reja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, është paraqitur në urgjencë mëngjesin e djeshëm, ndërsa ndërroi jetë rreth orës 21:00.