Plani operacional intensiv, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit. Finalizimi i fazës së tretë të operacionit “Fijet”, rezultoi me çmontimin e 16 kamerave që kontrolloheshin nga kontigjenti kriminal, me qëllim informimin. Kamerat ishin vendosur në zona me frekuentim të lartë, në qytet. Vijojnë hetimet në nivel qëndror dhe vendor, me qëllim identifikimin e shtetasve që i kontrollonin këto kamera, për qëllime kriminale. Strukturat hetimore të DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të qytetit të Vlorës, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë çmontuar dhe sekuestruar 16 kamera, të dyshuara të lidhura me aparate celulare të shtetasve të ndryshëm. Këto kamera ishin instaluar në lagjet “Uji i Ftohtë”, “1 Maji”, “24 Maji”, “Lirim” dhe “Hajro Çakërri”. Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe përbën veprën penale "Ndërhyrje të padrejta në jetën private", që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.
Vlorë, çmontohen 16 kamera sigurie që kontrolloheshin nga kontigjent kriminal
Video të tjera
-
Protestuesit i vënë flakën një tjetër kubi te ‘Piramida’
14 Tetor, 19:25 -
Protestuesit sulm edhe Gjykatës Kushtetueses, policia hedh gaz lotsjellës
14 Tetor, 19:24 -
Protestuesit rreshtohen te shkallët e ‘Piramidës’, ndezin flakadanë
14 Tetor, 19:20 -
Xhama të thërrmuar dhe dyer të thyera, pamjet brenda Ministrisë së Financave pas sulmit të protestuesve
14 Tetor, 19:17 -
Protestuesit në ‘aksion’, shkatërrojnë një tjetër biznes te ‘Piramida’! Rrëmbejnë pije e ëmbëlsira dhe i shpërndajnë
14 Tetor, 19:16 -
Pas dhunës te Kryeministria dhe te Piramida, protestuesit vendosen te Parlamenti
14 Tetor, 19:10 -
Report Tv hyn brenda biznesit të vjedhur te ‘Piramida’, protestuesit i vënë flakën pas plaçkitjes
14 Tetor, 19:04 -
Protestuesit sulm Kullave Binjake, thyejnë xhamat, shkatërrojnë e djegin bizneset! Policia hedh gaz lotsjellës, ndërhyn edhe autoboti e zjarrfikësja
14 Tetor, 19:01 -
Protestuesit thyejnë derën e Kryesisë së Kuvendit, hidhen fishekzjarre, ndizen flakadanë e zjarr! Ndërhyn policia
14 Tetor, 18:32 -
Digjen koshat e plehrave në Unazë, protestuesit i nxjerrin në mes të rrugës dhe bllokojnë trafikun
14 Tetor, 18:32 -
Me tabelën rrugore të shkulur në duar, protestuesit shkatërrojnë derën anësore të Kuvendit
14 Tetor, 18:28 -
Kaos te Piramida, protestuesit shkatërrojnë biznesin dhe bankën e nivelit të dytë, u vënë zjarrin edhe luleve! Të maskuarit hipin në majë të godinës
14 Tetor, 18:25 -
Me tabelën rrugore të shkulur në duar, protestuesit shkatërrojnë derën anësore të Kuvendit
14 Tetor, 18:19 -
Kaos te Piramida, protestuesit shkatërrojnë biznesin dhe bankën e nivelit të dytë, u vënë zjarrin edhe luleve! Të maskuarit hipin në majë të godinës
14 Tetor, 18:14 -
Protesta/ Pirg mobiliesh para Ministrisë së Financave, vazot e luleve të shpërndara në rrugë
14 Tetor, 18:08 -
Protestuesit shkojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kuvendit, shkulin kangjellat metalike dhe shkatërrojnë gjithçka u del para: Vetëm dhunë!
14 Tetor, 17:50 -
Sulmohet piramida, protestuesit thyejnë xhamat dhe shkatërrojnë bizneset në brendësi
14 Tetor, 17:41 -
Protestuesit shpërthejnë derën e Ministrisë së Financave, nxjerrin jashtë orenditë! Thyejnë kamerat e xhamat, flakë në godinë
14 Tetor, 17:34 -
Protesta/ Masa të shtuara sigurie te parlamenti, forca policie e autoboti në gatishmëri
14 Tetor, 17:23 -
Protesta/ Masa të shtuara sigurie te parlamenti, forca policie e autoboti në gatishmëri
14 Tetor, 17:22