Vlorë dhe Shkodër, COVID-19 shpërthen në plazhe! Gjysma e testimeve pozitivë! Mjekët: Pushuesit të izolohen në hotele

11 Korrik 2022, 16:14

Me qindra pushues janë prekur nga Covid-19 në plazhe. Mjekët në Vlorë e Shkodër thanë për "Report Tv" se gjysma e personave të testuar rezultojnë pozitiv. Pacientët me simptoma të lehta këshillohen të izolohen në dhomat e hotelit, ndërsa ata në gjendje të rënduar transportohen në spitalet rajonale