Vlorë/ Gripi e virozat, shtohet fluksi në qendra shëndetësore! Apeli i mjekut: Bëni vaksinën!

25 Tetor 2023, 16:21

Me uljen e temperaturave, shumë qytetarë janë prekur nga virozat e stinës dhe gripi. Kjo situatë, ka shtuar fluksin jo vetëm në urgjenca, por edhe në qendrat shëndetësore. Mjeku i qendrës shëndetësore të Novoselës në Vlorë, Arben Xhuveli bën thirrje qytetarëve të bëjnë vaksinën e gripit.