Vlorë/ Pamje të aksidentit të katërfishtë! Duke lëvizur me shpejtësi, furgoni përplas 3 mjetet e parkuara

3 Nëntor 2022, 17:16

Këto janë pamjet e aksidentit te ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës në rrugën Transballkanike në Vlorë. Sikurse mund të shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, mjeti furgon, i cili është duke lëvizur me shpejtësi, është përplasur me 3 mjete të tjera të cilat  janë të parkuar në anë të rrugës.