Vlorë, panik në ndeshjen Oriku - Shkumbin! Lojtari peqinas humb ndjenjat në fushë

10 Nëntor 2024, 14:23 | Përditesimi: 10 Nëntor 2024, 14:37

Momente paniku në stadiumin e Orikumit në Vlorë.

Një përplasje e fortë mes dy futbollistëve ka sjelle momente paniku në ndeshjen e kategorise se dytë mes Orikut dhe Shkumbinit. Një lojtar peqinas ka humbur ndjenjat në fushë ndërsa është dashur ndërhyrja e ambulancës por edhe lojtarëve të të dyja skuadrave. Për disa minuta ka pasur panik derisa lojtari ka reaguar ndërsa është dërguar drejt spitalit.

r.k./Shqiptarja.com