Vlorë/ Parashikohet përkeqësim i motit, autoritetet: Të merren masa për sigurimin e mjeteve në port si dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese

9 Janar 2023, 14:01

VLORË-Në orët në vijim pritet të ketë një përkeqësim të kushteve atmosferike në qytetin e Vlorës, ndaj nga autoritetet kërkohet që të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë,  të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port si dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.