Vlorë/ Për 4 orë lidhi me litar çiftin dhe izoloi në kasolle fëmijët, në pranga 38-vjeçari! Denoncimi i familjarëve: Abuzoi seksualisht me 17-vjeçaren

17 Korrik 2022, 15:44

Familja me 8 anëtarë në fshatin Brataj të Selenicës, Vlorë ka përjetuar tmerr pasi u mbajt peng për 4 orë nga 38-vjeçari Vitrin Çobaj, i cili hyri i armatosur në banesë për të vjedhur para. Megjithatë nuk hezitoi të kërcënonte fëmijët e të shfrytëzonte rastin për të abuzuar seksualisht me njërën prej tyre.