-Një 30- vjeçar ka rënë ditën e sotme nga kati i tretë i pallatit ku po punonte.
Sipas policisë, 30 vjeçari me inicialet A.Sh. ka rënë aksidentalisht nga pallatin i cili është në ndërtim dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Burimeve për Report Tv, bëjnë me dije se mjekët kanë konstatuar se 30 vjeçari është në politraumë koma në respiracion mekanik, ndërsa është dërguar drejt Tiranës për një ndihmë mjekësore më të specializuar.