Vlorë/ Taksistët e vetëpunësuar në vështirësi: Konkurojnë ‘piratët’ në mënyrë të pandershme! Bashkia e ka fajin

10 Mars, 16:26 | Përditesimi: 10 Mars, 16:26

Taksistët e licencuar po përballen me një sfidë serioze për mbijetesë në treg, pasi fenomeni i taksive pa licencë është përhapur ndjeshëm, duke dëmtuar aktivitetin e tyre. Ata theksojnë se paguajnë rregullisht detyrimet ndaj shtetit, përfshirë sigurimet shoqërore, taksat dhe tarifat për rinovimin e licencave, por çdo ditë humbasin klientë për shkak të operatorëve të paligjshëm, të cilët ofrojnë shërbime pa iu nënshtruar rregullave dhe detyrimeve ligjore.

 

r.k./Shqiptarja.com