Vlorë/ U dëmtuar nga moti i keq dhe pësoi rrëshqitje, nis ndërhyrja në rrugën në drejtim të fshatit Sevaster, situata ende problematike

24 Janar 2023, 11:22

Dëmtuar një ditë më parë, rruga në drejtim të fshatit Sevaster vijon të mbetet ende problematike. Është dëmtuar bazamenti i rrugës në një gjatësi prej 56 metrash.

Shkarja e dherave ka krijuar dëmtime të rrugës, ndërsa aktualisht kalimi është i mundur vetëm në një sens.

Ka nisur ndërhyrja në rrugë, por problematika ende mbetet për shkak se kërkohet ndërhyrje totale. Gjendja dhe situata e rrugës është parë nga Autoriteti Rrugor, ndërsa banorëve dhe drejtuesve të mjeteve u është kërkuar të tregojnë kujdes në lëvizje.