Vlorë/ U gjetën shpendë të ngordhur në plazhin e vjetër dy ditë më parë, analizat rezultojnë pozitive për gripin e shpendëve

7 Janar, 12:44 | Përditesimi: 7 Janar, 15:51

Analizat e marra nga shpendët e ngordhur në plazhin e Vjetër në qytetin e Vlorës kanë rezultuar pozitive për gripin e shpendëve. Burime nga autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se ky grip është identifikuar tek shpendët e ujit ose të egra, por deri tani nuk ka pasur raportime për kontakt me shpendët shtepiakë.

I.M/Shqiptarja.com