Dy persona janë arrestuar si autorë të vjedhjes së një banese të marrë me qiran ga dy shtetase të huaja në qytetin e Vlorës.
Në pranga si autor të vjedhjes kanë rënë Altin Toto dhe Klajdi Bani, që rezulton i dënuar për vrasje në shtetin grek. Gjithashtu është arrestuar edhe Orland Plepi, që ndihmoi autorët e dyshuar të largoheshin nga qyteti i Vlorës me qëllim fshehjen nga kontrollet e Policisë.
Sekuestrohen gjatë operacionit: një send pistoletë lodër, veshje dhe një automjet tip “Range Rover”, të përdorura nga autorët gjatë kryerjes së krimit, një shumë parash prej 440 euro dhe dokumenti i udhëtimit të vjedhur prej tyre, një automjet tjetër tip “Audi”, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis dhe 7 aparate celulare.