Vlorë/ Zjarr i qëllimshëm në Kuzum Baba, rrezikohet vendi i shenjtë i Bektashinjve dhe 10 banesa, flakët favorizohen nga era e fortë

29 Gusht 2022, 12:38

VLORË- Një vatër aktive zjarri është raportuar nga qytetarët në Kuzum Baba, vendin e shenjtë për të gjithë besimtarët bektashinj në Vlorë. Vatra e zjarrit ka rënë në pjesën e shpatit të kodrës, në pjesën e rrugës që njihet si shkallaret dhe vijon të përhapet me shpejtësi si rrjedhojë e erës.