Vlorë/ Zjarri në Hidrovor, ende aktiv që prej ditës së djeshme! 4 mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve

9 Tetor 2022, 18:42

VLORË- Vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në Hidrovor të Vlorës,  mes Nartës dhe Akerinës , për më shumë se 24 orësh. 4 mjete zjarrfikëse së bashku me 10 efektivë ndodhen aktualisht në zonë dhe janë duke punuar për vendosjen nën kontroll të flakëve.