Vodhi 12 mln lekë në vendin e punës se i dashuri donte të investonte në ‘Bitcoin’, lihet në burg 34-vjeçarja 'bankiere': Për të kam marrë edhe kredi

12 Gusht 2022, 15:29

Një javë 'punë' iu desh Blerina Shtëpanit, 34-vjeçe, për të vjedhur plot 1.2 milionë lekë në një këmbim valuator në Tiranë, ku ishte punësuar. Prokuroria ka lënë në burg Shtepanin ndërkohë që nga hetimet ka rezultuar se ajo ka nisur punë në zyrën e këmbimit valutor më 27 korrik, ndërsa vjedhja u konstatua vetëm 6 ditë më vonë, me 2 gusht 2022.