Vodhi rreth 2 milionë lekë nga një biznes dhe u largua, arrestohet 28-vjeçari në Fier

24 Shtator 2022, 19:31

Një 28-vjeçar është arrestuar në Fier pasi vodhi para nga një biznes e u largua. Ngjarja ndodhi në lagjen “15 tetori”, ku 28-vjeçari V.D., banues në Patos, vodhi para nga një biznes dhe u largua, por policia bëri të mundur gjetjen dhe arrestimin e tij.