Në Portin e Vlorës, mbrëmjen e kaluar (22 dhjetor) janë regjistruar vonesa të gjata dhe kontrolle intensive nga Drejtoria e Kufirit.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se për më shumë se tre orë, zbarkimi i 164 makinave nga një traget është bllokuar, ndërsa mjetet janë kontrolluar një nga një.
Ndërkohë, vonesat në zbarkim kanë shkaktuar pasoja edhe për nisjen e tragetit drejt Italisë. Pas përfundimit të kontrolleve, trageti është vonuar edhe më shumë për shkak të hipjes së pasagjerëve dhe imbarkimit të automjeteve.