Vonesat e fluturimeve të Wizz Air, eksperti Progonati: Kompania ka mangësi personeli dhe flote! Qytetarët të informohen për të drejtat

29 Mars, 19:26 | Përditesimi i fundit: 2024-03-29 22:53:43

Vonesat në udhëtime kanë sjellë shumë ankesa nga qytetarët. Në ‘Studio Live’ eksperti i aviacionit civil, Altin Progonati u shpreh se kompania Wizz Air ka pasur mjaft problematika, kjo edhe për shkak se është përhapur shumë në Europë dhe ka sjellë mangësi në personel të kompanisë.