Deklarata e Kryeministrit Edi Rama të dielën e 3 nëntorit në takimin me emigrantët shqiptarë në Selanik ka shqetësuar Athinën zyrtare.
“Epiri i Veriut” është një term i vdekur dhe ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta ngjallin" tha Rama në takimin para shqiptarëve.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis në një konferencë për shtyp këtë të hënë tha se Vorio Epiri mundet të mos ekzistojë, por ekziston minoriteti grek në Shqipëri, të drejtat e të cilit, ai nënvizoi se Athina i konsideron si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE.