Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ

7 Janar, 19:38

Dy partitë më të mëdha parlamentare po shkojnë drejt një negociate të re për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës. PS është e gatshme që të lëshojë pe, dhe votat e emigrantëve të mos i numërojë KQZ por partitë, siç kërkon PD. Në këtë mënyrë, mazhoranca shpreson që opozita të japë votat për përshpejtimin e afateve të regjistrimit dhe për pagesën e kostos së postës diasporës.