Vota e emigrantëve/ Krashi në Report Tv: Të ketë të njëjtën vlerë me çdo qytetar shqiptar! Do punojmë që të gjejmë gjuhën e përbashkët me opozitën

4 Gusht 2022, 15:23

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi është shprehur se në votën e emigrantëve duhet të ketë një koordinim mes Ministrisë së Jashtme, Ambasadave, Konsullatave, Gjendjes Civile, pasi sipas tij impenjimi i KQZ-së nuk mjafton.