Votimet e 30 Qershorit, i ftuar Arben Ahmetaj

21 Maj 2019, 11:04

Arben Ahmetaj, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave, aktualisht deputet dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë i ftuar në studion e emisionit '5 Pyetjet nga Babaramo' është shprehur beson se në 30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen normalisht dhe se nuk parashikon asnjë incident.

"Kryeministri ka logjikën e vet që e ndanë në grup. Ne po përgatitemi për zgjedhje në 30 qershor, do të ketë qetësi absolute, nuk guxon njeri ti prekë zgjedhjet. Nëse ka një ndeshje dhe një ekip nuk shkon në fushë a merret afrofe? Në rastin konkret nuk është as afrofe, se përvec se ka garues, qytetarëve nuk u mohohet e drejta për të votuar.  Nuk jemi armiq me PD-në, boll urrejtje, por vota e ndanë fitoren.

Le të vijnë që të bëjnë Kodin me ne dhe cfarë të bëjmë me mirë, ka burra racional dhe të mençur edhe në anën tjetër. Nuk është molotovi instrumenti i zgjedhjes. Andej ka njerëz racional me tru në kokë që nuk do ta prekin votën, por ka edhe Kod Penal. Ata nuk janë budallenj, janë të zgjuar, nuk shikojnë gjasë të na mundin me zgjedhje dhe...
." deklaroi ai.