Votimet e 30 Qershorit, i ftuar Dashamir Shehi

Kreu i Partisë së LZHK, Dashamir Shehi beson se para 30 qershorit palët politike do të arrijnë një marrëveshje, gjë e cila do t'i mundësonte opozitës pjesëmarrjen në zgjedhje.

I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" në Report TV, Shehi ka deklaruar se kanë përfunduar të gjithë hapësirat kushtetuese që mund t'u mundësonte partive opozitare që të futeshin në zgjedhjet lokale, por ka theksuar se kjo gjë mund të bëhet vetëm nëpërmjet marrëveshjeve politike. Kushtetuta nuk është respektuar asnjëherë, thekson Shehi përballë gazetarit Ilir Babaramo, dhe nisur nga e kaluara, nuk përjashton mundësinë e një marrëveshjeje politike para zgjedhjeve.

"Nuk ka hapësirë kushtetuese për t'u futur në zgjedhje, por hapësirë për një marrëveshje politike. Këtu në Shqipëri nuk kemi respektuar Kushtetutën. Ne kemi udhëtuar midis marrëveshje politike, ky ka qenë realiteti", tha Shehi.

Në historinë e politikës shqiptare, precedenti më i afërt është ai në vitin 2017. Pas muajve të strehuar në çadër, përpara kryeministrisë, opozita u fut në zgjedhje jashtë çdo afati ligjor, vetëm pas nënshkrimin të një marrëveshje shqiptare Rama- Basha. Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm që të ulet në një tryezë dialogu me kryedemokratin Basha, pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, por që 30 qershori nuk lëviz. Ndërkohë, edhe Basha është ka pranuar të ulet në tryezë dialogu, por ka vendosur dy kushte: largimin e Ramës nga posti i kryeministrit dhe një qeveri tranzitore.

Mbetet për t'u parë nëse në ditët në vijim do të ketë një "17 maj" të dytë.

Programe të tjera

Shiko të gjitha