Votimi dhe numërimi elektronik, Celibashi: Vetëm për Tiranën kushton 18.2 mln euro, pajisjet 100% të sigurta

21 Nëntor, 13:24

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi flet për votimin elektronik dhe qarqet se ku mund të shtrihet në zgjedhjet parlamentare të 2025. Pjesa më e madhe e partive politike kërkojnë votimin elektronik në Tiranë, ndërsa vetë KQZ ka propozuar Durrësin dhe Elbasanin. Ndërkohë, Celibashi thotë për mediat se do shihet mundësia që të shtrihet në Durrës dhe Elbasan, ose vetëm në qarkun e Tiranës.

Celibashi thotë se pajisjet e votimit elektronik janë 100% të sigurta, ndërsa thotë se vetëm për Tiranën vlera shkon në 18.2 mln euro.

    No videos found.