Votimi i dy pikave të rendit të ditës në Kuvend, Bardhi: Të anulohen, nuk kanë kuorum! Nikolla merr urdhra nga Balla në telefon

23 Shkurt 2023, 15:30

 PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që dy çështjet e rendit të ditës që u miratuan në përfundim të seancës plenare, të anullohen nga Nikolla sepse nuk plotësonin kuorumin e nevojshëm të më shumë se 70 votave.

Nga ana tjetër Nikolla iu përgjigj se në nisje të seancës 74 deputetë kishin konfirmuar prezencën. Kjo u kundërshtua nga Bardhi i cili tha se prezenca e deputetëve duhet të konfirmohet para çdo votimi që bëhet në sallë dhe i kërkoi Nikollës që të mos komunikonte në telefon me Ballën por të respektonte rregulloren.