Vrasës e trafikantë mbushin qelitë e burgjeve! Më pak dënime për përdhunime, sociologu: Kanë frikë të denoncojnë

27 Tetor 2023, 16:40

Të dënuarit për vrasje dhe trafik narkotikësh zënë numrin më të lartë të personave që mbahen në burgjet shqiptare. Sociologët shohin me shqetësim numrin e ulët të dënimeve për marrëdhënie seksuale me dhunë pasi sipas tyre, pas kësaj shifre fshihet frika nga paragjykimet për denoncimin e rasteve.