Vrasësi i grave Dan Hutra tenton të arratiset nga burgu i Fierit, kapet në flagrancë! Zbulohet plani, bashkëpunoi me 3 të paraburgosur (Emrat)

4 Janar, 19:07 | Përditesimi i fundit: 2024-01-04 21:49:26

Vrasësi i katër grave Dan Hutra ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit paraditen e sotme por është kapur në flagrancë. Plani ishte i koordinuar në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë ku në dhomën ku ishin të akomoduar këta të fundit, kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.