Juristi Kreshnik Spahiu komentoi tek '5 Pyetjet nga Babaramo' ngjarjen tragjike të ditës së sotme, ku një 14 vjeçar mbeti i vrarë pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet pasi u qëllua me thikë në kraharor mes një sherri me bashkëmoshatar.
Spahiu ngriti disa pyetje në studio ku vuri në pah se ne jemi një shoqëri e vogël që prodhon me shumicë ngjarje kaq të rënda. Spahiu përdor dhe ironinë, për Shqipërinë nëse ne do të kishim një popullësi sa Kina apo India, se si shteti do menaxhonte raste të tilla me një numër aq të madh banorësh.