Report Tv ka shkuar këtë të mërkurë në Çermë të Sipërme, në Lushnjë, ku ndodhet banesa e 22-vjeçares shqiptare të vrarë me thikë në Italisë, Ilaria Sula, dhe familjes së saj.
Ndërsa banesa e familjes Sula në Lushnjë është e mbyllur, për shkak se jetojnë dhe punojnë në Itali prej vitesh, të afërm të tyre shprehen për Report Tv se lajmin hidhur e kanë marrë vesh nëpërmjet mediave dhe ndihen të shokuar.



















