Vrasja e 31-vjeçarit në Prizren, gjendet regjistrues videosh që mund të hedhë dritë mbi nisjen e konfliktit! ‘Kobra’ mbante kasafortë në shtëpi

6 Janar 2023, 15:10

Policia e Kosovës ka gjetur një DVR që mund të jetë e lokalit “Kobra City” ku u vra kuksiani Visart Cengu nga pronari Dibran Hoxhaj. Me ekzaminimin e saj hetuesët shpresojnë shumë të shkojnë drejt zbardhjes së ngjarjes, motivet e së cilës kanë mbetur ende të paqarta.