Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur më 22 nëntor në një lokal në fshatin Dojan të Tropojës.
Në pranga ra 33 vjeçari Flordian Mulaj banues në Bajram Curri.
“33-vjeçari u lokalizua në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj” informoi sot policia e Tropojës.