Vrasja e 49-vjeçariit, Edmondi ndryshoi mbiemrin nga Hoxha në Papa në Greqi! Në Sarandë nuk njihej si problematik, kishte bëra edhe bamirësi

17 Dhjetor 2022, 11:26

Edmond Papa nga Saranda, i cili u ekzekutua një ditë më parë në zonën e Selitës në Tiranë, rezulton se ka ndërruar mbiemrin nga Hoxha në Papa. Gazetari i Report Tv në Sarandë, Limos Didani tha se dyshohet se 49-vjeçari e ka ndërruar mbiemrin gjatë kohës që ka jetuar në Greqi.

Sipas po të njëjtave burime Edmond Papa nuk njihej si njeri problematik në Sarandë, ndërsa pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Angli si dhe në Greqi. Por së fundmi jetonte në Angli dhe ishte i martuar. Në Sarandë ai njihej edhe si bamirës, pasi ka shpërndarë ndihma për njerëzit në nevojë si dhe gjatë pandemisë ka ndihmuar qytetarët dhe spitalin.