Vrasja e Aleks Nikës ende pa autor, familjarët letër drejtuesve të lartë të shtetit: Para drejtësisë urdhëruesit e 21 janarit, po na soset durimi

21 Janar 2023, 14:37

Familjarët e Aleks Nikës, e vetmja vrasje pa autor më 21 janar, i dërgojnë institucioneve drejtuese më të larta në vend, një letër përmes së cilës shprehin zhgënjimin jo vetëm për mungesën e drejtësisë por edhe të vullnetit politik për të vënë para përgjegjësisë organizatorët dhe urdhëruesit e 4 vrasjeve në bulevard, që për ta janë krime shtetërore që duhet t’i hetojë SPAK.