Vrasja e Antonio Karafilit nga partnerja dhe i dashuri i saj, nëna e vajzës: Nuk ka lidhje me ngjarjen, çdo gjë është e stisur

29 Prill, 13:44

Pas 7 vitesh u zbulua se Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj në Voskopojë. Ndërkohë nëna e Kejsit, Ana Spahillari i hedh poshtë këto akuza duke thënë se çdo gjë është e stisur.

"Asnjë gjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është sajesë dhe stisur. Ka qenë ndryshe historia. Jam e shokuar. Unë nuk e njoh personin fare në fjalë, e kam dëgjuar nga historia në fjalë. Pa pasur një gjë konkrete të shpiket kjo histori. Si ka mundësi në kaq vite, policia nuk është në gjendje të zbulojë një krim kaq, dhe të bazohet në sajesa. Do të gjendet të dhëna biologjike në çarçaf se ka qenë Kejsi ishte ajo që e gjeti, bashkë me të ëmën e kanë prekur çarçafin. Nuk kishte arsye që Kejsi ta bënte këtë gjë. Ka nisur një luftë si me mullinjtë e erës, çdo gjë shpifet dhe besohet.