Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, autori furnizoi motorin me karburant në aksin Lezhë-Shkodër! Foli në gjuhë të huaj me punonjësin

26 Prill 2023, 16:38 | Përditesimi i fundit: 2023-04-26 22:56:02

Motori i përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është furnizuar në një pike karburanti ne superstraden Lezhë-Shkoder. Kjo është zbuluar pas kqyrjes së kamerave të sigurisë dhe policia ka shoqëruar pyetur punonjësin e karburantit i cili ka komunikuar me drejtuesin e motorit.