Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet Izet Haxhia me 21 vite burg si bashkëpunëtor në krim! Ish-truproja kërkoi Berishën në gjyq, nuk dëshmoi kurrë

31 Tetor 2022, 15:24 | Përditesimi i fundit: 2022-10-31 18:34:46

Izet Haxhia do të vuajë përfundimisht 21 vite burg. Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Vendim i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Izet Haxhinë. Gjykata e Tiranës e dënoi Haxhinë në shkurt të këtij viti me 21 vite burg, në lidhje me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998.