Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka dërguar për gjykim portugezin Ruben Saraiva, i vënë nën akuzë për vrasjen e bizesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Vendimi u mor nga gjyqtari Renis Sheshi dhe portugezi do të përballet tashmë në gjykatë për veprat penale të vrasjes për gjakmarrje dhe armëmbajtje pa leje.
Avokati i Ruben Saraivës, Kujtim Cakrani u shpreh se ai ka kërkuar pushimin e çështjes, pasi sipas tij nuk ka prova që vërtetojnë se Saraiva ëstë autori i vrasjes së Ardian Nikulajt.
















