Vrasja e Devi Kasmit, apeli lë në fuqi burgun përjetë për Eftimiu Eftimiun! 33 vite bashkëpuntorit

1 Mars 2021, 12:54

Ish-komandoja greke, Eftimio Eftimiu, tashmë ka një vendim të formës së prerë me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Apeli në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm grekun Eftimio Eftimiu.

Ish komandoja e forcave ushtarake të vendit fqinj u shpall fajtor për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 9 janar të vitit 2018.

Dënimi përputhet edhe me pretencën e SPAK, i cili kërkoi dënimin me burg përjerë, për Eftimiun.

Gjithashtu togat e zeza të Apelit të GJKKO-së, dënuan me 33 vite burg të bashkëpandehurin tjetër Elton Halipajn, i cili dyshohet se është personi që  i siguroi grekut mjetet për të kryer vrasjen

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion e dënoi shtatorin e kaluar ish specialin e ushtrisë greke Ethimious Efthimiou me burg përjetë.

Ai vrau Devi Kasmin më 29 janar 2018 në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë.  Ethimious Efthimiou akuzohet si vrasës me pagesë dhe ekzekutori i Devi Kasmit i porositur nga një grup tjetër për prishje të pazareve të drogës.

Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë.

Vrasja ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.