Vrasja e efektivit në veri të Kosovës, policia dhe KFOR shihen në afërsi të Banjskës

24 Shtator 2023, 09:26

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës bashkë me KFOR-in janë parë në rrugën Mitrovicë – Leposaviç, përkatësisht në afërsi të Banjskës. Prania e tyre vjen pas vrasjes së efektivit Afrim Bunjaku, ndërsa sipas policisë ende po vijon shkëmbimi i zjarrit mes personave të armatosur dhe policisë.