Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Gjykata e Korçës lë në burg 3 të dyshuarit! Akuzohen se fshinë pamjet e kamerës së lokalit dhe s'treguan

14 Tetor, 13:36 | Përditesimi i fundit: 2024-10-14 16:10:01

Gjyqtari i gatshëm cilësoi të ligjshme arrestimet e Voltan Shkulakut, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, bazuar në provat e reja që ka siguruar organi i akuzës, si pjesë nga filmimet e fshira të kameras së sigurisë së lokalit të Shkulakut, ku ndodhi dhe krimi, në muajin Gusht. Ndryshohet masa, nga "detyrim paraqitjeje", në "arrest me burg"

    No videos found.