Vrasja e Emiljano Ramazanit, Dumani konfirmon dëshminë edhe në GJKKO: Isha organizatori! Porosinë e dha Erjon Alibej, ekzekutor ishte Skerdi Tase

21 Shkurt 2023, 15:52

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka konfirmuar në GJKKO dëshminë që ka dhënë për vrasjen e Emiljano Ramazanit. Nën masa të rrepta sigurie u shfaq në gjyq në funksionin e dëshmitarit gjatë procesit ndaj Euglent Halli dhe Xhuliano Hoxhës.