Ka përfunduar seanca gjyqësore duke u dhënë vendimi për autorët e vrasjes së 20-vjeçarit Grei Bihuci në 11 mars të vitit 2024 në qendër të qytetit të Fierit.
Mesditën e sotme janë paraqitur të gjitha palët pasi është dhënë edhe vendimi. Sipas burimeve zyrtare nga gjykata e shkallës së parë të juridiksionit Fier seanca gjyqësore është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.
Trupi gjykues përbëhej nga kryetar Genci Busho dhe anëtarë Vladimir Cjapi dhe Elira Hroni. Prokuror i çështjes ka qënë Petrit Vukaj ndërsa dy autorët e akuzuar për vrasje mbroheshin nga avokat Ervis Goxhaj.