Vrasja e gruas nga ish-burri, sociologu në Report Tv: 3 arsyet kryesore pse janë shtuar vrasjet!

10 Janar 2022, 14:42 | Përditesimi i fundit: 2022-01-11 08:08:54

Vrasja e gruas nga ish-burri i saj në Vaun e Dejës, risolli edhe njëherë në vëmendje një prej plagëve të rënda të shoqërisë shqiptare, dhunën në familje që përfundon deri në tragjedi. Sociologu Zyhdi Dervishi i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ listoi 3 prej arsyeve kryesore që çojnë deri në këto raste tragjike.