Vrasja e ish-deputetit/ Hajdarmataj e Softa në Report Tv: Policia ka faj që s’e parandaloi, ishte e paralajmëruar! Armët sheshit, kambanë alarmi për shtetin

30 Nëntor 2021, 13:33

Vrasja e Pashko Ujkës është një vrasje mafioze, por është faji i policisë që ngjarja nuk ishte parandaluar. Kështu thanë të ftuar në Report Tv ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj si dhe eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa.

Hajdarmataj, tha se viktima kishte një të kaluar ku ishte përfshirë në konflikte, pasi i ishin bërë dy atentate më parë, dhe sipas tij policia duhet të jetë prezentë në monitorimin e territorit dhe në marrjen e informacionit për të arritur që të parandalojë ngjarje të tilla kriminale. Ish-drejtuesi i Policisë, tha se policia e Shtetit është kthyer në një postier, duke u mbingakruar më punë që nuk i takojnë dhe zhvendos vëmendjen nga fokusi kryesor që ka për të monitoruar terrenin.