Vrasja e ish-menaxherit të ‘Golden’, makina e autorit gjendet në Durrës, por jo arma e krimit! Kontrolle për kapjen e kunatit të Hajrit, pyetet miku që kishte në tavolinë

2 Dhjetor 2024, 13:31 | Përditesimi: 2 Dhjetor 2024, 15:32

Nga zbardhja e kamerave të sigurisë është ndërtuar një dinamikë se si ndodhi ekzekutimi brenda lokalit 'Kështjella' në Ndroq. Autori, kunati i Altin Hajrit, e priti Dedjan brenda në lokal dhe e qëlloi sapo iu afrua. Kontrolle në Tiranë, Durrës e Shijak për kapjen e autorit. Pyeten rreth 20 dëshmitarë. Familjarët: S’kishim dijeni për konflikt mes tyre. Pistë hetimi prishja e pazareve të drogës.

    I.M/Shqiptarja.com