Vrasja e Kastriot Reçit, del përgjigja e ADN-së: Ish oficeri i RENEA-s Remal Rada nuk ka lidhje me ekzekutimin me snajper

9 Gusht 2022, 22:25

Ish oficeri i policisë së RENEA-s Remal Rada nuk ka lidhje me ekzekutimin mafioz të Kastriot Reçit, vrarë në janar 2020 me snajper. Mbasi ka krahasuar ADN e përftuar nga pështyma e ish specialit, laboratori i policisë së shtetit konfirmoi se nuk ka asnjë përputhje me te dhënat e përftuara në skenën e krimit dhe ne banesën prej nga ku u qëllua nga distanca 150 metra ish pronari i një televizioni. Këto të dhëna do të administrohen nga prokuroria e Lezhës, e cila nuk ka ende një autor për vrasjen e kryer ne Rrëshen.