Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Nevaldo Hajdarajn, i cili u shpall sot fajtor për vrasjen e Klodjan Rashës. Ish-efektivi i Shqiponjave do të kryej vetëm 10 vite burg, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit.
Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në "Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme" si dhe kërkoi që i riu të dënohet në minimum, kërkesë që nuk u pranua. Ndërkohë që vetë Hajdaraj nuk foli gjatë seancës.















