Vrasja e Lames e Saliut, avokatët e 6 të akuzuarve: Dëshmitari Luftar Reçi ka çrregullime, dëshmia e tij s'duhet marrë parasysh! GJKKO e refuzon

14 Nëntor 2022, 15:52

Emiljano Shullazi, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Indrit Tallau, të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje këto të ndodhura 17 vite më parë, i kërkuan Gjykatës së Posaçme pavlefshmërinë e ekspertimit mjeko-ligjor të dëshmitarit të drejtësisë, Luftar Reçi.